Pas Poliçanit, edhe Maliqi kundër hartës së re territoriale

Publikuar me datë:

Pas protestës së banorëve të Poliçanit, një tjetër bashki në juglindje të vendit ngre zërin kundër reformës së re administrativo-territoriale. Qytetarët e Maliqit kanë thirrur një protestë kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë së tyre.

Tubimi është parashikuar të zhvillohet të dielën në orën 19:00, përpara godinës së Bashkisë Maliq, ku banorët pritet të shprehin kundërshtimin ndaj ndryshimit të statusit administrativ të qytetit.

Në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale, organizatorët bëjnë apel për pjesëmarrje masive, duke e cilësuar protestën si një përpjekje për mbrojtjen e historisë, identitetit dhe të ardhmes së Maliqit.

“Jo shkrirjes së Bashkisë Maliq!”, është motoja me të cilën qytetarët janë ftuar të dalin në protestë, ndërsa organizatorët theksojnë se zëri i çdo banori ka rëndësi në këtë proces.

Protesta vjen në një kohë kur debati për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0 ka nxitur reagime në disa zona të vendit, ku qytetarët kundërshtojnë humbjen e statusit të bashkive të tyre dhe kërkojnë që vendimmarrja të marrë parasysh historinë dhe veçoritë lokale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Hita: Berati, qarku me kriminalitetin më të ulët, në fokus goditja e çdo veprimtarie kriminale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...

Greqi/ Aksident rrugor, humbin jetën 2 të rinj shqiptarë

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën...

OKB: Pothuajse 1 në 3persona nuk mund të përballojnë një dietë të shëndetshme

Pothuajse tre miliardë njerëz në planet nuk kanë mundësi...

Kliti Hoti kundër reformës së re territoriale: Po përgatitet reforma e dytë e shpopullimit

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Kliti Hoti, ka...