Belinda Balluku u thirr për t’i komunikuar zgjatjen e hetimeve nga SPAK.
Ajo u paraqit në organin e akuzës e shoqëruar nga avokati i saj.
Burimet shpjegojnë për mediat se asaj i janë komunikuar akuzat e reja dhe zgjatja e hetimeve
Ish zëvendësja e Ramës ka qëndruar për rreth 20 minuta në SPAK por sapo ka dalë ka “kyçur” gojën para gazetarëve.
Balluku është marrë zyrtarisht nën akuzë edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe të Tiranës, ndërkohë që më herët ishte marrë zyrtarisht e pandehur për lotin 4 dhe tenderin e Tunelit të Llogarasë.
Për këtë të fundit një ditë më parë iu komunikua zgjatja e hetimit dy ish-vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, e njëjta gjë pritet t’i komunikohet edhe vetë Ballukut.
Ndërkohë vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash, lidhur me dy tenderë me vlerë mbi 1 mln euro në kohën kur Balluku ishte drejtoreshë e Përgjithshme e “Albcontrol”.
SPAK thotë se tenderat iu dhanë në shkelje një kompanie ndërtimi, dhe Balluku mori ryshfet një vilë në Dhërmi me vlerë 145 mijë euro, e cila është sekuestruar me vendim të djeshëm të GJKKO.

