Iu gjendën armë dhe lëndë narkotike, dy të arrestuar në Vlorë

Publikuar me datë:

Policia e Vlorës ka goditur tre raste të armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytet dhe në zonat bregdetare, duke arrestuar dy persona dhe sekuestruar armë, municion luftarak dhe sasi droge të dyshuara për shitje.

Në pranga ra shtetasi T.P., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili rezulton me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, një krehër arme, 44 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, si dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë të ndarë në doza, e dyshuar si e përgatitur për shitje.

Po ashtu u arrestua edhe A.C., 18 vjeç, banues në Vlorë, i cili u kap në Dhërmi me sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

Sipas hetimeve paraprake, i riu dyshohet se i posedonte këto lëndë me qëllim shpërndarjen e tyre në zonën bregdetare dhe në qytetin e Vlorës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Valë e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë

Shqipëria pritet të përballet me një valë të fortë...

Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje të cekëta që po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të...

Pas shembjes së objektit gjatë aksionit të Bashkisë Shkodër, Cliché nis protestën e heshtur

Biznesi Cliché ka njoftuar se do të pezullojë aktivitetin...

Emri/ Aksident në aksin Rrëshen-Reps, makina përplas kalimtarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj...