Italia po e riafirmon sërish vendin e saj si një nga destinacionet më tërheqëse për turistët në nivel botëror. Në parashikimet për sezonin e verës 2026, vendi renditet në krye të preferencave të turistëve, si europianë ashtu edhe ndëkombëtarë, me operatorët e turizmit që presin një nga sezonet më të suksesshme të viteve të fundit.
Duke u bazuar në të dhënat nga industria e turizmit, rezervimet kanë arritur nivele të larta, duke shfaqur një kërkesë në rritje për destinacione të njohura si Roma, Venecia, Firence, Napoli, Bregu i Amalfit, Siçilia dhe Sardenja. Vizitorët vazhdojnë të tërhiqen nga kombinimi unik i historisë, artit, plazheve, kulinarisë dhe peizazheve që Italia ofron në çdo një nga rajonet e saj.
Përveç trashëgimisë së pasur kulturore dhe gastronomisë së njohur globalisht, suksesi i këtij sezoni lidhet gjithashtu me investimet në infrastrukturën turistike, zgjerimin e lidhjeve ajrore ndërkombëtare dhe organizimin e një kalendari të pasur me festivale, koncerte, ekspozita dhe ngjarje kulturore që do të zhvillohen gjatë gjithë verës.
Ekspertët besojnë se këto politika do të kontribuojnë në ruajtjen e një ekuilibri midis zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe natyrore, duke siguruar një model turizmi më të qëndrueshëm për të ardhmen.
Së bashku me historinë mijëravjeçare, qytetet ikonikë, peizazhet e mrekullueshme dhe stilin e jetesës mesdhetare, Italia vazhdon të jetë një nga destinacionet më të dëshiruara në Europë, duke u përgatitur për një verë rekord, si në numrin e vizitorëve ashtu edhe në ndikimin ekonomik që pritet të sjellë për vendin.

