Itali- Shqiptari kapet me 1.2 kg kokainë të fshehur në jastëk, nervozizmi e tradhtoi

Publikuar me datë:

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

I riu po fshihte mbi një kilogram kokainë në shtëpinë e tij. Për këtë arsye, karabinierët e arrestuan gjatë një operacioni ditën e djeshme afër Xhenovës.

Në momentet e para 32-vjeçari u shfaq nervoz dhe u përpoq t’i shmangej kontrollit. Kjo nxiti oficerët për kontroll të detajuar. Në flagrancë iu kapën 6 gramë kokainë.

Kurse një kontroll i mëvonshëm në shtëpi çoi në sekuestrimin e 1.2 kg kokainë të fshehur në një jastëk në dhomën e gjumit, 1,200 euro cash, dy peshore precize dhe materiale paketimi, informon media italiane.

Pasi u përfunduan procedurat formale, 32-vjeçari u arrestua dhe u transferua në burgun Marassi të Xhenovës, për të pritur një seancë dëgjimore për dënimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...