Itali/ Goditet banda e hajdutëve shqiptarë, 5 të arrestuar

Publikuar me datë:

Policia italiane ka çmontuar një bandë ‘skifterësh’ shqiptarë që ishin kthyer në shqetësim për banorët e zonës në Lignano Sabbiadoro të Breshia.

Të ndaluarit shënjestronin kryesisht vilat e të pasurve të zonës, ndërsa po hetojnë disa grabitje në seri, prej të cilave tashmë dy të dokumentuara.

Pak para orës 04:00 të mëngjesit të 15 korrikut, një komando me të paktën katër kriminelë të veshur me balaklava hyri me forcë në një apartament në rrugën qendrore Via Latisana. Banditët e habitën pronarin e Residenza Zaccolo ndërsa ai po flinte, duke e sulmuar dhe rrahur brutalisht.

Nën kërcënimin e dhunës së mëtejshme, ata e detyruan të dorëzonte një sasi të madhe sendesh: të paktën 100,000 euro në para të gatshme dhe bizhuteri, përpara se të zhdukeshin në errësirë.

Rojet private të sigurisë që patrullonin zonën i dhanë ndihmën e parë biznesmenit që po gjakosej, i cili më pas njoftoi policinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related