Ish volejbollistja e Dinamos, legjendare e viteve 80′, Silvia Turdiu, e kujton keshtu trajnerin dhe mentorin e saj

Publikuar me datë:

Ish-volejbollistja e Dinamos, legjendare e viteve 80′, Silva Turdiu, ka ndarë një kujtim të veçantë për trajnerin dhe mentorin e saj, Kreshnik Tartari, njeriun që ndikoi jo vetëm në formimin e saj sportiv, por edhe në rrugëtimin e një brezi të artë të volejbollit shqiptar. Me fjalë plot respekt dhe mirënjohje, Turdiu e kujton Tartarin si një figurë frymëzuese, që me përkushtimin, disiplinën dhe pasionin e tij arriti të ndërtojë një nga ekipet më të suksesshme në historinë e sportit shqiptar. Kujtimi i saj rikthen në vëmendje një epokë të artë të Dinamos, ku trajneri legjendar la gjurmë të pashlyeshme te sportistet që drejtoi.

Postimi i plotë:

“Lamtumire Profesor Kreshnik Tartari !

‘Vajzat e Kreshnikut’, thuhej me admirim nga sportdashesit, dhe ne krenoheshim.

Pata fatin e madh te formohesha si sportiste nen drejtimin e Profesor Kreshnikut.

Kujtoj kur erdhi ne shkollen Fan Noli, per te zgjedhur elemente nga klasat sportive, isha ne klase te peste, dhe me dha mundesine te bashkohesha me ekipin e Dinamos.

Profesori ishte ndertuesi i Volejbollit bashkekohor te femrave ne Shqiperi qe perdori metodat perendimore per te kulmizuar performancen e sportisteve, duke filluar qe nga seleksionimi i talenteve ne moshe te re.

Kreshniku i ofroi sportit tone te dashur gjithshka qe e ngriti ate ne nivelin me te larte te mundshem.

Merita e tij s’qendron vetem ne krijimin e ekipeve dhe fitimin e kampjonateve, por edhe ne edukimin e vajzave te forta, ne virtyte dhe aftesi qe do na shoqeronin tere jeten.

Ai investoi ore te panumurta ne formimin tone te gjithanshem, jo vetem si trainer, por si edukues dhe si prind.

Jam e bindur qe çdonjera prej nesh sot humbi nje nga njerzit me influencues ne jeten e saj.

Per mua, nje nga njerzit me te dashur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zbulohet ekipi ideal, dominon Egnatia dhe Dinamo! Ja 11-shja më e fortë e Superiores

Me përfundimin e sezonit 2025/26, është publikuar nga “Sofascore”...