Ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi paraqitet në SPAK

Publikuar me datë:

Deputeti socialist Tërmet Peçi është paraqitur paraditen e sotme në SPAK.

Ish-kryebashkiaku i Tepelenës, ka shkuar i vetëm në Prokurorinë e Posaçme, pa praninë e ndonjë avokati.

Më herët ish-kryebashkiaku i Bashkisë Tepelenë është pyetur në SPAK për firmat që ka hedhur gjatë kohës që ka mbajtur detyrën e kryetarit të bashkisë Tepelenë.

Bëhet fjalë për një procedim të hapur mbi mënyrën se si është privatizuar ish pallati i pionierëve në këtë qytet, kallëzuar nga njëri prej pronarëve të objektit.

Por në cilësinë e deklaruesit burimet pohojnë se deputeti Peçi ka këmbëngulur se nuk mund të mbajë përgjegjësi për dokumente që janë sigluar në 1986.

Megjithatë Peçi është denoncuar edhe nga opozita dhe konkretisht nga Arben Ristani që kërkoi hetime nga SPAK për mënyrën si janë zhvilluar tenderat duke akuzuar se përftuesit ishin zgjedhur në mënyrë preferenciale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Reforma territoriale/ Fushë-Arrëzi drejt bashkimit me Pukën, propozohet hartë e re e bashkive në veri

Partia Socialiste ka depozituar një projektligj për reformën e...

Spiunoi hetimet/ Dënohet me 2 vite e 8 muaj burg ish-oficeri i policisë, Igli Haxhiaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Shkozet/ Zjarri i madh përfshin magazinën, gjysma e Durrësit pa drita

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e kësaj...

Shkodër/ Kardinali Ernest Troshani kremton sonte Meshën e Shenjtë në Katedralen e Shën Shtjefnit

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, 30 korrik, besimtarët katolikë...