Ish-këshilltarja e Bashkisë së Malësisë së Madhe reagon ashpër pas mbledhjes me kryetarin

Publikuar me datë:

Gjatë dialogut me qytetarët në Shkodër, në kuadër të turit të konsultimeve publike për Reformën Administrativo-Territoriale, Mimoza Rexhvelaj ka ngritur kritika ndaj drejtimit të Bashkisë Malësi e Madhe.

Në fjalën e saj, Rexhvelaj u shpreh se Bashkia Malësi e Madhe është e keqqeverisur nga kryetari aktual, Tonin Marinaj, duke shtuar se sipas saj, zonat malore janë lënë pas dore dhe kanë mungesë investimesh dhe vëmendjeje institucionale.

Ajo theksoi nevojën për më shumë fokus ndaj zonave të thella dhe përmirësim të shërbimeve për banorët e Malësisë së Madhe.

Por menjëherë pas kësaj mbledhje, ajo vjen me një tjetër reagim në rrjetet sociale.

“Kisha bërë një diskutim të thjeshtë, pa ekspertizë, vetëm që të kuptohej nga njerëzit e zakonshëm, nga ata që jetojnë përditë realitetin e Malësisë. Dhashë mendimin tim për pushtetin vendor dhe ndarjen territoriale.

Nuk e kuptova se ku ju dogji aq shumë shpures së bashkisë, sa u ndezën me buton sapo u prek tema.

Por kjo nuk më shqetëson aspak. Përkundrazi, fakti që ranë në grackën e reagimit tim, më bind se diskutimi preku nervin e së vërtetës.

Sulmi i tyre më kujtoi një shprehje të mikut tonë, ndjesë pastë:

“Puno Vraka e rruj Suma nuk ka.”

Po e them edhe më qartë.

Gruemira furnizon me ujë të pijshëm rreth 90% të territorit të Malësisë së Madhe. Shpërndarja bëhet me rrjedhë të lirë. Pra, Gruemira është prodhuese e të ardhurave. Ka ujë, taksa, potencial ekonomik dhe turizëm liqenor. Megjithatë, këto burime nuk janë kthyer në investime reale për zonën.

Prandaj po bëj një pyetje shumë të thjeshtë:

Kryetar, dil nesër në Ktosh bashkë me deputetët dhe administratorët dhe thuaju njerëzve si duket rruga?!

Kaq mjafton që ideja ime të merret seriozisht.

Në rastin e Malësisë së Madhe dhe propozimit tim për ndarjen në dy bashki funksionale:

Bashkia Kelmend–Kastrat–Shkrel dhe Bashkia Koplik–Gruemir.

Malet kanë funksionuar historikisht si një organizëm i përbashkët, ashtu si edhe Rranxat e Malësisë.

Kjo ndarje nuk mbështetet vetëm në logjikë administrative, por në lidhje historike, ekonomike dhe shoqërore që ekzistojnë prej kohësh mes këtyre zonave.

Suksesi i një reforme territoriale nuk matet me numrin e bashkive në hartë, por me cilësinë e jetës,që këto bashki sjell për qytetarët. Kaq!”- u shpreh ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aruba/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani fshehu zyrtarët e përfshirë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një deklarate për...

Valë e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë

Shqipëria pritet të përballet me një valë të fortë...

Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje të cekëta që po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të...

Pas shembjes së objektit gjatë aksionit të Bashkisë Shkodër, Cliché nis protestën e heshtur

Biznesi Cliché ka njoftuar se do të pezullojë aktivitetin...