Dokumente që pretendohet se janë pjesë e një raporti të AMP-së ngrenë dyshime se gjatë kohës kur Gent Berberi drejtonte Policinë e Shkodrës, në operacionet për zbulimin e parcelave me kanabis mund të jenë përdorur dronë privatë.
Nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, lindin disa pyetje:
Pse do të përdoreshin dronë privatë në operacione zyrtare të Policisë së Shtetit?
Kush i ka vënë në dispozicion këto mjete dhe a ka pasur autorizim ligjor?
A është cenuar procedura dhe siguria e operacioneve policore?
Burimi: Zani i Veriut.

