Integrimi/ Tabaku: Problem pandëshkueshmëria, nuk bëhemi europianë duke hapur kapitujt në letër

Publikuar me datë:

Deputetja demokrate Jorida Tabaku duke folur për procesin e integrimit në Kuvend tha se opozita e ka treguar qëndrimin e saj pro anëtarësimit.

Tabaku tha se një vend nuk bëhet europian duke hapur kapitujt në letër, por duke ndërtuar institucione reale dhe reforma të pakthyeshme.

Tabaku tha se mbetet problem pandëshkueshmëria, apo se tenderët, investimet strategjike janë janë kthyer instrumente mjet kontrolli politiko-ekonomik.

“Një vend nuk bëhet më evropian duke hapur kapitujt në letër, por duke ndërtuar institucione që funksionojnë realisht, kur drejtësia nuk ndalet para pushtetit, kur zgjedhjet nuk kontrollohen nga shteti kur mediat nuk kontrollohen nga qeveria, shumë raporte i kanë theksuar ashtu siç i thekson edhe raporti i PE.

Progresi nuk matet me numrin e ligjeve të miratuar por me reforma të qëndrueshme dhe të pakthyeshme. Opozita i ka ngritur këtë shqetësime, duke nisur me korrupsionin.

Problemi është mungesa e pandëshkueshmërisë, tenderët, investimet strategjike, planifikimi urban janë kthyer instrumente mjet kontrolli politiko-ekonomik. Këtë duhet të luftojmë e të dënojmë. Kapja e shtetit nuk nis vetëm kur kontrollohen gjykatat, por ekonomia, tenderët, mediat, procesi zgjedhor e të gjitha sot këto janë duke ndodhur.

Nuk jemi vonë e nuk mund të jemi vonë për të ndryshuar edhe perceptimin që ka publiku. I kam humbur shpresat që kjo mazhorancë ndryshon, por sot procesi i integrimit na kërkon që ne të sillemi ndryshe e të veprojmë ndryshe, na kërkon rezultate, drejtësi që nuk ndalet para pushtetit, zgjedhje ku partia nuk bëhet shtet, media që nuk jeton me frikë.

Arsyeja kryesore është se integrimi nuk është teknik, politik, testi i demokracisë, opozita e ka treguar që është pro këtij procesi”, tha Tabaku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dy shkolla me vetëm 10 nxënës/ Alarm për braktisjen e fshatrave në Devoll

Shkolla e fshatit Eçmenik, që ndodhet në bashkinë e...

Ndërron jetë në moshën 107-vjeçare i mbijetuari më i vjetër i Holokaustit në Izrael

Yehuda Aharon Vidafsky, i njohur si personi më jetëgjatë...

Pagat e gjyqtarëve rriten me vetëm 0.02%/ Ja si ndryshon koeficienti

Projektligji për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve...