Ina Zhupa: TID Durrës duhet të ndalet dhe të anulohet menjëherë. Shfuqizimi i VKM-së ndryshon bazën juridike të projektit

Publikuar me datë:

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka kërkuar ndalimin dhe anulimin e projektit TID Durrës, duke e lidhur kërkesën me ndryshimin e fundit të situatës juridike dhe urbanistike në zonën ku shtrihet projekti.

Zhupa thekson se më 30 korrik 2026 qeveria shfuqizoi VKM-në që kishte shpallur një pjesë të Durrësit “Zonë të Re për Zhvillim”, ndërsa rreth 20 nga 74 pronat e prekura nga TID ndodhen në territorin ku mbivendoseshin instrumentet e planifikimit.

Sipas Zhupës, shfuqizimi i aktit nuk nënkupton automatikisht anulimin e TID-it, por krijon detyrimin për të rishikuar bazën juridike dhe urbanistike të projektit dhe për të pezulluar çdo veprim mbi pronat e banorëve deri në sqarimin e plotë të situatës. Ajo kërkon gjithashtu një proces të ri, transparent dhe të ligjshëm konsultimi me qytetarët, duke argumentuar se zhvillimi urban nuk mund të bëhet në cenim të të drejtave të pronarëve.

Reagimi i Ina Zhupës:

TID Durrës duhet të ndalet dhe të anulohet menjëherë!

Banorët e Durrësit kanë të drejtë që kërkojnë pezullimin e projektit dhe institucionet nuk mund të bëjnë sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Më 30 korrik 2026, qeveria shfuqizoi VKM-në që kishte shpallur një pjesë të Durrësit “Zonë të Re për Zhvillim”. Sot, qytetarët që kundërshtojnë TID Durrës kërkojnë që të pezullohen të gjitha veprimet që prekin pronat dhe banesat e tyre, deri në sqarimin e plotë të situatës së re juridike dhe urbanistike.

Me të drejtë, si mund të vazhdojë një projekt që prek 74 prona, kur rreth 20 prej tyre ndodhen pikërisht në territorin ku mbivendoseshin instrumentet e planifikimit që tashmë kanë ndryshuar status?

Shfuqizimi i një akti mund të mos e anulojë automatikisht TID-in, por padyshim që nuk mund të jetë pa pasoja mbi një projekt që ndërhyn mbi pronat dhe jetën e banorëve.

Që në fillim e kemi kundërshtuar TID sepse zhvillimi nuk mund të bëhet duke shkelur të drejtat e pronarëve, duke shkatërruar trashëgiminë e Durrësit, pa transparencë dhe pa konsultim real me qytetarët.

Tani institucionet kanë një detyrim, të ndalojnë çdo veprim mbi pronat e banorëve, të rishikojnë të gjitha aktet dhe të hapin një proces të ri, transparent dhe të ligjshëm konsultimi.

TID Durrës nuk mund të jetë projekt i imponuar mbi kokat e qytetarëve. Tani që ka ndryshuar baza juridike dhe urbanistike duhet të rishikohet gjithçka. Ky projekt duhet të anulohet sa më shpejt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Lajmi fundit/ Jep dorëheqjen nga detyra ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

Jep dorëheqjen nga detyra, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala....

Sofia Moreira de Sousa merr drejtimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë, kush është ambasadorja e re që zëvendëson Silvio Gonzaton

Sofia Moreira de Sousa është ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri. Diplomatja portugeze pritet të dorëzojë sot letrat kredenciale te Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, duke nisur zyrtarisht mandatin e saj në Tiranë. Moreira de Sousa pason në këtë post italianin Silvio Gonzato, i cili ka qenë në krye të Delegacionit të BE-së […]

Aksidenti tragjik në Vorë, humb jetën gazetari Xhesjon Zogu

Ka humbur jetën në një aksident tragjik mëngjesin e së mërkurës gazetari Xhesjon Zogu, 26 vjeç. Aksidenti u shënua në aksin Vorë-Fushë Krujë,  ku dy automjete u përplasën ‘kokë më kokë’. Përplasja ndodhi pasi një automjet tip “Benz”, që po udhëtonte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës, dyshohet se ka kryer një parakalim të gabuar. […]