Renardo Nallbani, i kërkuar nga autoritetet prej dy vitesh lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës, është vënë në pranga nga Policia e Vlorës.
Arrestimi i tij u bë të shtunën në mbrëmje në zonën e Palasës, ku forcat policore ndërmorën një operacion të zgjeruar dhe rrethuan vilën ku Nallbani po qëndronte.
Ndaj tij rëndojnë akuza për “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, akuzë e cila pretendohet të jetë kryer në bashkëpunim të posaçëm brenda një grupi të strukturuar kriminal, si dhe për “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

