I mori jetën 2 basketbollistëve në Korçë, i shpëton burgut përjetë Damiano Toshi

Publikuar me datë:

Damiano Toshi, një nga figura më të njohura të bandës së “5 Dyqaneve”, ka arritur të shmangë dënimin me burgim të përjetshëm dhe mund të lirohet në një të ardhme të afërt, falë vendimit të fundit nga Gjykata e Elbasanit.

Ky trup gjykues shpalli vendimin përfundimtar për Toshin, duke e dënuar atë me 25 vite burg. Ulja e dënimit erdhi pas pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar, çka rezultoi në rrëzimin e dënimit të mëparshëm me burgim të përjetshëm. Vendimi nga Gjykata e Elbasanit ishte pasojë e rigjykimit të çështjes, të cilin e urdhëroi Gjykata e Lartë. Kjo e fundit më herët kishte anuluar vendimin që e dënonte Toshi me burg të përjetshëm dhe kishte kthyer dosjen për shqyrtim të ri.

Toshi u shpall fajtor për vrasjen e dy basketbollistëve të ekipit “Skënderbeu”, Sokol Jahollari dhe Rafael Rizani, si dhe për plagosjen e Julian Beckës. Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 shtator 2004, pranë Pallatit të Sportit në Korçë, dhe konsiderohet si një nga incidentet më të rënda kriminale të asaj kohe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

39-vjeçari merr peng vëllanë dhe shokun e tij në Tiranë, sulmon edhe policinë

Një incident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku...

Gjermani/ Vrau 15 pacientë, dënohet me burgim të përjetshëm mjeku

Një gjykatë në Berlin ka vendosur të dënojë me...

Vlorë/ Bie zjarr në kodrën e Kuzum Babasë, rrezikohen banesat

Pasditen e së mërkurës, një zjarr shpërtheu në kodrën...