I dënuar me 4 vite burg trafikanti i drogës, i kapur me kokainë dhe kanabis

Publikuar me datë:

Një 27-vjeçar është dënuar me katër vite burg në Britani, pasi u zbulua se ishte i përfshirë në shpërndarjen e kokainës dhe kanabisit.

Xhevahir Ademaj u ndalua nga policia në West Bromwich në korrik, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit ku udhëtonte u gjet një sasi kanabisi. Në vijim, policia sekuestroi edhe një telefon celular që i përkiste Ademajt.

Pas ekzaminimit forensik të telefonit, hetuesit zbuluan një rrjet klientësh, të cilëve dyshohet se 27-vjeçari u shpërndante lëndë narkotike.

Policia më pas kreu një kontroll në një banesë në Ryland Street, Birmingham, e lidhur me Ademajn. Brenda saj u gjet një sasi e konsiderueshme kanabisi dhe paketime me kokainë. Gjithashtu u sekuestruan shuma parash, karta SIM dhe prova që tregonin se në ambientet e banesës droga përgatitej dhe shpërndahej.

Ademaj, i cili nuk kishte një adresë fikse banimi, por më parë kishte jetuar në Smethwick, u akuzua për posedim të lëndëve narkotike të Klasit A me qëllim shpërndarjen e tyre, si dhe për përfshirje në shpërndarjen e kanabisit.

Ai pranoi fajësinë për akuzat dhe të martën, më 9 dhjetor, u dënua me katër vite burg nga Gjykata e Kurorës në Birmingham.

Hetimi u zhvillua nga efektivët e Njësisë Rajonale të Krimit të Organizuar të West Midlands (ROCU). Policia deklaroi se beson se Ademaj ishte një pjesë e rëndësishme e një zinxhiri të shpërndarjes së drogës dhe se ishte i përfshirë në shitje në sasi të mëdha te persona të tjerë që merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike.

“Droga jo vetëm që shkatërron jetë, por nxit edhe forma të tjera të kriminalitetit. Me këtë operacion kemi larguar nga rrugët një person të përfshirë në një rrjet të paligjshëm dhe e kemi çuar pas hekurave”, deklaroi policia.

Operacioni “Target” po vijon si pjesë e përpjekjeve të autoriteteve për të larguar drogën nga rrugët dhe për të goditur krimin e organizuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 4 automjete

Një aksident automobilistik ndodhi këtë pasdite në autostradën Durrës-Tiranë,...

Andras Baka zgjidhet president në Hungari

Parlamenti hungarez ka emëruar sot Andras Baka, ish-kryetarin e...