I akuzuar si anëtar i një organizate terroriste, arrestohet në Rinas shtetasi turk

Publikuar me datë:

Një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ndaluar nga autoritetet shqiptare në aeroportin e Rinasit, gjatë tentativës për të hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

I ndaluari është identifikuar si Ibrahim Karaoğlu, 67 vjeç, i cili rezulton i kërkuar ndërkombëtarisht për veprat penale “tentativë për rrëzimin e rendit kushtetues” dhe “anëtarësim në organizatë të armatosur terroriste”, sipas legjislacionit penal turk.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi u krye nga Njësia Rajonale Antiterrorizëm në Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe partnerët ndërkombëtarë, pas shkëmbimit të informacionit operacional dhe kontrolleve të shtuara në pikat e hyrjes dhe daljes së vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shpërthim me tritol në Kurbin

Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar...