EMRAT/ 500 mijë euro transaksione bankare fiktive, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 4 persona

Publikuar me datë:

Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër shtetas të akuzuar për pastrim parash.

Bëhet fjalët për shtetasit Arsuel Curaj, Alma Guraj, Gëzim Guraj dhe Vladimir Jacaj.

Sipas hetimeve, të pandehurit kanë vepruar në bashkëpunim duke kryer kontrata fiktive për shkëmbime pronash, dhurime dhe shitje, si dhe veprime bankare të simuluara.

Qëllimi i këtyre transaksioneve ka qenë pastrimi i produkteve të veprës penale në një shumë të konsiderueshme prej 500 mijë euro.

Prokuroria ka arritur të provojë se veprimet e kryera përbëjnë elementët e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 287/3 i Kodit Penal.

Shuma e përfshirë në këtë aktivitet kriminal është sekuestruar nga organi i akuzës.

Dosja tashmë i kalon Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila do të vendosë mbi përgjegjësinë penale të të akuzuarve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...