‘Hyri në shtëpi me armë gjahu’/ Detaje të reja nga krimi i rëndë në Roskovec! Çfarë thonë dëshmitarët

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Vidisht, në Bashkinë Roskovec.

Sipas informacioneve paraprake nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe dëshmive të banorëve të zonës, shtetasi Refik Buzi dyshohet se ka hyrë i armatosur me një armë gjahu (çifte) në banesën e familjes së ish-të fejuarës së tij.

Sipas të dhënave paraprake, ai ka qëlluar për vdekje ish-vjehrrin Kosta Plaka 58 vjeçar i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

Më pas, autori i dyshuar ka qëlluar edhe ish-vjehrrën Belere Plaka 55 vjeçare  e cila ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore.

Pas ngjarjes, autori dyshohet se ka marrë me vete ish-të fejuarën Rozalindën, me të cilën kishin qenë mbi 6 vjet të fejuar dhe është larguar në drejtim të paditur. Deri tani ai nuk është lokalizuar, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kërkimet për kapjen e tij.

Sipas banorëve të zonës, Refik Buzi dhe e reja kishin qenë të fejuar, por marrëdhënia e tyre ishte ndërprerë kohë më parë. Dyshohet se motivi i krimit lidhet me konfliktet e krijuara pas prishjes së fejesës, megjithëse hetimet janë ende në fazën paraprake.

Forca të shumta policie, grupi hetimor dhe ekspertët e kriminalistikës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar me detaje të mëtejshme nga Policia e Fierit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...