Holanda i “ngrin buzëqeshjen” Ramës: BE kërkon institucione të forta, jo fasadë ligjesh

Publikuar me datë:

Pas miratimit të raportit IBAR, Holanda, një prej vendeve kryesorë të Bashkimit Europian, paralajmëron Shqipërinë së procesi i anëtarësimit nuk është vetëm miratim i ligjeve të BE, por kërkon ndërtimin e institucioneve si në Bashkimin Europian.

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, shfrytëzoi një tryezë të Komisionit Parlamentar për Mbikqyrjen e Institucionale, institucioneve të pavarura e shoqërisë civile  për të theksuar mesazhin se pushteti duhet të japë llogari.

“Bashkimi Europian është ndërtuar mbi besimin; besim tek institucionet që të funksionojnë në mënyrë të pavarur; besim që pushteti jep llogari, besim që ligjet zbatohen në mënyrë të drejtë; besim që qytetarët kanë zë të qenësishëm në jetën publike.

Ndaj grup-kapitulli i parë, Themeloret, ka rëndësi kaq shumë dhe është në thelb të procesit të negociatave. Prandaj dhe roli i Parlamentit është absolutisht qëndror; kriteri i parë për anëtarësimin është te keni një parlament të mirë.  Mbikëqyrja parlamentare nuk është një pengesë për qeverisje efektive. Përkundrazi e përmirëson qeverisjen. Ndaj gjithëpërfshirja ka rëndësi”, tha ambasadori Reinout Vos.

Diplomati ironizoi edhe mënyrën teknike me të cilën shpesh paraqitet procesi i integrimit, duke lënë të kuptohet se Shqipëria nuk mund të bindë BE-në vetëm me prodhim ligjesh.

“Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian nuk ka të bëjë vetëm me miratimin e legjislacionit. Nuk është thjesht një ushtrim teknik për përkthimin e direktivave në ligjin shqiptar.

“Nëse do të ishte kështu, procesi ndoshta mund të përfundohej nga një sistem shumë inteligjent i inteligjencës artificiale dhe disa juristë të lodhur duke pirë shumë kafe natën vonë”- u shpreh Vos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]