Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU: Mostrat ushqimore janë dërguar në laborator, po testohet edhe uji

Publikuar me datë:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar sërish lidhur me situatën e rëndë të ndodhur në  Akademinë e Sigurisë, ku 56 studentë u helmuan.

AKU sqaron se hetimet vijojnë dhe se pas marrjes së mostrave të ushqimeve që u siguronin nga kompania Sori-Al, tashmë është kryer edhe kampionimi i ujit të rrjetit, i cili do t’i nënshtrohet analizimit mikrobiologjik.

Në njoftim , institucioni njofton se për të plotësuar kuadrin hetimor, ISHP ka marrë mostra për testimin e higjienës së ambienteve të punës, ku përgatitet ushqimi.

Njoftimi i plotë: 

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me hetimin hap pas hapi të rastit të pak ditëve më parë, ku pas komunikimit ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk u informuam mbi rastin e dyshuar për helmim të disa kursantëve pranë kësaj akademie.

Në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese, u morën masa të menjëhershme për verifikimin konkret të rastit. Janë marrë mostra të produkteve, të cilat janë dërguar për analizim pranë laboratorit të ISUV dhe aktualisht jemi në pritje të rezultateve.

Përpos lëndëve të para dhe produkteve gati për tu ngrënë, të dyshuara, u krye dhe kampionimi i ujit të rrjetit, i cili do t’i nënshtrohet analizimit mikrobiologjik. NJVKSH në këtë situatë, është ende duke kryer verifikimet e nevojshme.

Për të plotësuar kuadrin hetimor, ISHP ka marrë mostra për testimin e higjienës së ambienteve të punës, ku përgatitet ushqimi. Rezultatet e të cilave, do të bëhen me dije, në përfundim të procesit.

Aktualisht vijon komunikimi i ngushtë me ISHP dhe NJVKSH, nga të cilët pritet raporti i hetimit epidemiologjik, një element thelbësor për identifikimin e burimeve të infeksionit, dhe ndalimin e transmetimit të mëtejshëm.

AKU inkurajon praktikat e mira higjienike, në garantim të sigurisë ushqimore, si një masë esenciale në parandalimin e infeksioneve dhe problematikave të tjera. Trupat inspektuese dhe stafi AKU janë në gatishmëri për ndjekjen e këtij rasti dhe të gjithë situatave ku preket siguria ushqimore.”,njofton AKU.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]