Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, zbulohet menuja e servirur nga Sori-al

Publikuar me datë:

Është zbuluar menuja e darkës që konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë, ku dhjetëra prej tyre shfaqën më pas simptoma që lidhen me helmim ushqimor.

Sipas raportimeve, rreth 30 studentë kanë marrë ndihmë mjekësore pas problemeve shëndetësore të shfaqura pas vaktit të mbrëmjes.

Menuja e servirur për studentët përfshinte pilaf, makarona, fasule, sallam, salçiçe, kos, qumësht dhe bukë.

Shërbimi i kateringut në Akademinë e Sigurisë ofrohej nga kompania Sori-al, e njëjta me skandalin e parë të helmimit gjatë muajit maj kur studentë të institucionit raportuan simptoma helmimi pas konsumimit të ushqimit të servirur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related