Sipas Shkodra Live Hasan Ferracaku, një prej të dyshuarve si pjesëmarrës në masakrën e ndodhur në Velipojë 5 vite më parë ku mbetën 4 të vrarë dhe dy të plagosur është arratisur nga banesa e tij në Shkodër.
Hasan Ferracaku ndodhej me masën “arrest shtëpie” dhe ishte në ruajtje 24 orë nga policia e Shkodrës por pavarësisht kësaj ka arritur që të arratiset duke i shpëtuar ruatjes policore dhe duke u larguar në drejtim të paditur.
Shtetasit Hasan Ferracaku pasi i kishin mbaruar afatet e paraburgimit si një prej të dyshuarve në vrasjen e ndodhur në Velipojë u la në “arrest shtëpie” nga gjykata por me mbikqyrje 24 orë.
Ferracaku ishte në ruatje nga efektivët prej afro 3 vitesh dhe ka gjetur mënyrën që të arrariset për arsye që ende janë të paqarta.
Hasan Ferracaku ishte një prej dy të plagosurve në masakrln e 26 qershorit 2021 në Velipojë bashkë me nipin e tij 17 vjeçar E.D të cilët u arrestuan menjëherë pas ngjarjes së rëndë.
Në atë përplasje me armë mbetën të vrarë Kujtim Ferracaku 59 vjeç dhe dy vëllezërit Edmond Gocaj 38 vjeç dhe Xhovani Gocaj 25 vjeç si dhe kamarieri 20 vjeçar Myzerim Zeneli që kishte ditën e parë të punës. Për atë ngjarje policia asokohe shpalli në kërkim edhe 3 djemtë e Hasan Ferracskut, Abedin, Shyqyri dhe Besmir Ferracaku.
Vrasja e katër shtetasve dhe plagosja e dy të tjerëve erdhi pas një konflikti mes familjes Gocaj dhe familjes Ferracaku lirdhur me një parcelë shezllongesh në plazhin e Velipojës.
Sherri degradoi në përdorimin e armëve. Në vendngjarje u sekuestruan dy pistoleta, njëra e gjetur në vendngjarje dhe tjera në hotelin e Gocajve.
Në dosjen e prokurorisë thuhet se vëllezërit Hasan dhe Kujtim Ferracaku janë konfliktuar me vëllezërit Gocaj për ndarjen e shezlongëve në plazh dhe në darkë janë takuar për t’u sqaruar.
Nga dëshmitë rezulton se anëtarët e familjes Ferracaku shkuan të armatosur në hotelin e Gocajve dhe janë ulur në tavolinë me Edmond Gocajn. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është arritur në përfundimin se janë përdorur 4 armë, një kallashnikov nga Xhovani Gocaj dhe tre pistoleta nga Kujtim Ferracaku, Hasan Ferracaku dhe djali i këtij të fundit Abedini.
Sipas Hasan Ferracakut, i pari qëlloi me armë Edmond Gocaj që ishte ulur në tryezë dhe me pas është kundërpërgjigjur Kujtim Ferracaku. Nipi i tij tregoi një dinamike tjetër të ngjarjes.
17-vjeçari E.D citohet të ketë thënë se ka dëgjuar gjyshin e tij të thotë se “janë marrë këto, kush jeni ju” dhe pas këtij momenti ka dëgjuar krisma armësh që i kanë ardhur në krah nga pas tij.
Prokuroria ka sekuestruar filmimet e kamerave të sigurisë për të kuptuar më mirë si kishte nisur konflikti.
Kjo çështje vijon ende në gjykatë duke mos patur një vendim përfundimtar për vrasjen e katër personave dhe dy të plagosurve./Shkodra Live

