Greta Bardeli vë theksin te demokracia dhe integrimi europian: “Zgjedhjet e lira janë themel i së ardhmes në BE”

Publikuar me datë:

Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka qenë pjesë e aktivitetit të organizuar në kuadër të Ditëve të Europës, ku u mblodhën përfaqësues të qeverive dhe rajoneve europiane për të diskutuar mbi sfidat dhe bashkëpunimin drejt integrimit europian.

Në reagimin e saj publik, Bardeli e cilësoi takimin si një mundësi të vlefshme për shkëmbimin e eksperiencave dhe forcimin e lidhjeve institucionale me Bashkimin Europian.

Ajo nënvizoi se demokracia funksionale, zgjedhjet e lira dhe pjesëmarrja aktive e qytetarëve janë elementë kyç për zhvillimin e vendeve aspirante drejt BE-së.

Sipas deputetes demokrate, Shqipëria duhet të ecë përpara duke mbështetur standardet europiane dhe duke garantuar institucione të forta e transparente.

“Diskutuam mbi rëndësinë e demokracisë reale, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përfshirjes qytetare në zhvillimin e qëndrueshëm të territoreve”, u shpreh Bardeli në postimin e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...