Greqi/ Falsifikonin receta mjekësore, i shkaktuan shtetit 405 mijë euro dëm, një politikan mes të arrestuarve

Publikuar me datë:

Autoritetet greke kanë këputur një skemë të gjerë mashtrimi që përfshinte receta të falsifikuara kundër sistemit të sigurimeve shëndetësore EOPYY. Kjo skemë, e cila dyshohet se ka funksionuar për një periudhë prej të paktën gjashtë vjetësh, ka shkaktuar një humbje prej mbi 405,000 euro për shtetin.

Përmes hetimeve, është zbuluar një rrjet kriminal me një strukturë të organizuar dhe hierarkike, në të cilin dyshohet se ishin të përfshirë një psikiatër, një mjek i familjes nga shërbimi publik, dhe disa pronarë e menaxherë farmacish.

Një nga të arrestuarit, sipas raportimeve, kishte qenë kandidat për deputet me PASOK në zgjedhjet e vitit 2023.

Investigimi ka treguar se kjo skemë kishte filluar në mars 2020 dhe kishte vazhduar deri në prill 2026, duke shfrytëzuar dobësi në sistemin e recetave elektronike. Autoret identifikonin AMKA të qytetarëve që nuk kishin aktivizuar njoftimet e recetave dhe, më pas, lëshonin receta të rreme pa dijeninë e tyre.

Recetat falsifikoheshin me nënshkrime të rreme, duke bërë që barnat të rimbursoheshin nga EOPYY ose të shpërndaheshin për përfitime të paligjshme.

Çmontimi i këtij rrjeti u mundësua pas një ankesë nga vetë EOPYY, e cila çoi në një hetim disa mujor dhe në identifikimin e mijëra rasteve të dyshuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...