Gramsh/ Trafikantët përplasin makinat e policisë dhe braktisin 15 emigrantë në Lozhan, në kërkim autorët

Publikuar me datë:

Dy makina të tipit “Audi Q7” nuk respektuan urdhrin e policisë për të ndaluar, duke përplasur automjetet e shërbimit në një postbllok dhe më pas u larguan me shpejtësi. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në segmentin rrugor Kapshticë–Lozhan–Gramsh, pasi policia dyshon se këto mjete po përdoreshin për të transportuar emigrantë të paligjshëm.

Burime nga raportimet bëjnë me dije se operacioni nisi pranë Kapshticës, në Devoll, ku efektivët vunë re dy automjete “Audi Q7”. Pasi filloi ndjekja, shoferët dyshohet se lanë rreth 15 emigrantë në afërsi të Lozhanit dhe më pas vazhduan drejt Gramshit.

Kur arritën në një postbllok në Gramsh, dy mjetet u përplasën me forcat e policisë, duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të rendit. Shoferët arritën të largohen, ndërsa më vonë, të dy automjetet “Audi Q7” u zbuluan të braktisura në dy fshatra të zonës së Gramshit.

Ndërkohë, 15 emigrantët u gjetën duke u fshehur në një përrua pranë fshatit Lozhan, ndërsa automjetet iu sekuestruan autoriteteve.

Policia bën të ditur se ka arritur të identifikojë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë shpallur në kërkim, ndërsa një person i tretë është proceduar penalisht nën masën e gjendjes së lirë.

Ky operacion u organizua nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë, strukturat hetimore të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Gramshit dhe Komisariatin nr. 5 të Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Gjendet i vetëvarur në dushet e burgut të Reçit Agron Llapushi, i dënuar për vrasjen e bashkëshortes në vitin 2015

Një i burgosur në burgun e Reçit i ka dhënë fund jetës. Shtetasi Agron Llapushi, 49 vjeç është gjetur i varur me litar në mjediset e dusheve në burgun e Reçit. 49 vjeçari nuk ka folur me askend lidhur me këtë veprim duke zgjedhur që t’i japë fund jetës. Agron Llapushi i lindur në fshatin […]