Grabitja në Kamëz, autorët u rrëzuan gjatë arratisjes me motor! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Publikuar me datë:

Kamerat e sigurisë kanë zbuluar itenerarin e autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz mesditën e së shtunës, ndërsa Policia e Tiranës vijon kontrollet dhe verifikimet për identifikimin e tyre.

Sipas burimeve, autorët janë larguar menjëherë pas grabitjes në drejtim të Zallherrit, duke lëvizur me motor dhe gjithmonë të maskuar në çdo sekuencë filmike të pamjeve të kamerave të siguruara.

Në një moment ata kanë rrëshqitur dhe janë rrëzuar me motor, por më pas kanë vijuar arratisjen.

Ndërkohë, policia shoqëroi disa persona me precedentë penalë në zonë për verifikim, nëse kanë lidhje me ngjarjen. Pavarësisht kontrolleve dhe shoqërimeve të kryera, autoritetet ende nuk kanë arritur të identifikojnë autorët e grabitjes.

Hetuesit po analizojnë provat e mbledhura në vendngjarje, ku rezulton se autorët kanë marrë sende ari dhe argjendi.

Në pyetje është marrë edhe punonjësja e argjendarisë, e cila ka deklaruar se nuk është përballur me grabitësit, pasi në momentin e ngjarjes ndodhej në pjesën e pasme të dyqanit dhe jo pranë banakut./ Balkanweb/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...