Google vendos kufij për videot me AI në YouTube: Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

Publikuar me datë:

“Vala” e videove të krijuara me inteligjencë artificiale ka pushtuar prej muajsh YouTube, me përmbajtje të mbushur me zëra artificialë, prezantues të rremë, tituj dramatikë dhe imazhe që duken reale, por nuk janë. Tashmë, Google duket se po ndërmerr hapa konkretë për të vendosur më shumë transparencë në platformë. Kompania ka njoftuar ndryshime të reja që synojnë ta bëjnë më të qartë për përdoruesit kur një video është krijuar ose modifikuar me inteligjencë artificiale. Sipas rregullave të reja, treguesit për përdorimin e AI nuk do të fshihen më në seksionin e përshkrimit, por do të shfaqen drejtpërdrejt poshtë videos. Ndërkohë, në videot e shkurtra, njoftimi do të vendoset në pjesën e sipërme të ekranit.

Masa vjen si përgjigje ndaj rritjes së përmbajtjes me cilësi të ulët të krijuar nga AI, e cila shpesh e bën të vështirë për përdoruesit të dallojnë se çfarë është reale dhe çfarë jo. Një nga ndryshimet më të rëndësishme është se YouTube planifikon të zbulojë automatikisht videot fotorealiste të krijuara me inteligjencë artificiale, edhe në rastet kur krijuesit nuk i deklarojnë ato vetë.

Edhe pse kompania nuk ka zbuluar detaje të plota mbi teknologjinë që do të përdoret, ajo ka konfirmuar se po mbështetet në mjete si SynthID dhe standardi C2PA për identifikimin dhe gjurmimin e përmbajtjes së krijuar nga AI. Megjithatë, YouTube thekson se politika e re nuk synon të penalizojë krijuesit që përdorin inteligjencën artificiale, për sa kohë që përmbajtja deklarohet në mënyrë të qartë dhe nuk synon të mashtrojë audiencën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]