Golem/ Zjarr në një pallat, përfshihet nga flakët një apartament

Në Golem, një apartament brenda një pallati u përfshi nga zjarri, duke shkaktuar shqetësim mes banorëve të lagjes.

Pasi u mor informacioni për incidentin, zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po angazhohen në shuarjen e flakëve si dhe rikthimin e situatës në normalitet. Të dhënat fillestare tregojnë se nuk ka persona të lënduar nga ky zjarr.

Mendohet se burimi i zjarrit ka qenë kabina elektrike e ndërtesës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe