Fevziu për Beqirin: “Me 220 mln euro mund të blinte edhe Pallatin Elysee! Çudia s’është kështjella, por si një person në kërkim jetonte i lirë në Europë!

Publikuar me datë:

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar arrestimin në Francë të biznesmenit Ermal Beqiri, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për çështjen e dosjes së AKSHI-t. Gjatë hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, autoritetet dyshojnë se Beqiri zotëronte një numër të konsiderueshëm pasurish në Francë, përfshirë një kështjellë luksoze, disa apartamente, llogari bankare si dhe një avion privat.

Fevziu theksoi në reagimin e tij se debati nuk duhet të përqendrohet tek luksi i pasurive të Beqirit, por tek mënyra sesi një individ i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka arritur të jetojë i lirë për një kohë të gjatë në një shtet të BE-së, duke sfiduar statusin e tij ligjor.

“Çudia më e madhe nuk është as kështjella dhe as avioni. Problemi kryesor është se si një person në kërkim ndërkombëtar, me një njoftim të kuq, konsideruar një nga personat më të rrezikshëm, mund të ishte pronar i pasurive të mëdha, llogarive bankare dhe një avioni privat, pa u identifikuar nga autoritetet”, u shpreh gazetari.

Ai gjithashtu solli në vëmendje shumat e konsiderueshme të kontratave që biznesi i Beqirit dyshohet se ka përfituar nga shteti përmes tenderave të AKSHI-t, duke ironizuar se me ato të ardhura mund të bleheshin prona të famshme si Pallati Elysee.

Fevziu nënvizoi se çështja kryesore lidhet me efektivitetin e mekanizmave të sigurisë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

“Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nuk mund të jetojë i qetë në prona të regjistruara në emrin e tij. Ose ka qenë nën vëzhgim nga autoritetet për shkak të hetimeve, ose kemi një dështim të sistemit të sigurisë”, deklaroi Fevziu.

Gazetari shtoi se ky rast hap diskutime më të gjera për mënyrën si individë të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale arrijnë të qëndrojnë të lirë brenda vendeve europiane.

“Pyetja më e madhe është se çfarë po ndodh me persona të tillë që jetojnë në mes të Europës, ndërkohë që kërkohen për afera të tilla”, përfundoi Fevziu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protesta/ Kryeministri për gazetën gjermane: Jam më i mirë kur sfidohem! Koha do ta tregojë

Kryeministri Edi Rama dh protesta qytetare në Tiranë kanë...

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, valëvit flamurin e UÇK-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kaluar këtë të...

Denoncimi i shkodranes: “Shoferi përplasi nënën time të moshuar dhe u largua”

Një qytetare nga Shkodra ka denoncuar një rast aksidenti...

Radhë kilometrike në Lezhë-Milot, fluksi i pushuesve rëndon qarkullimin

Qindra automjete janë përfshirë në trafik të rënduar mbrëmjen...