Gjykata urdhëroi rikthimin e saj por rektori nuk zbaton vendimin/ Dorina Hoxha vijon jashtë zyrës së dekanes

Publikuar me datë:

Gjykata Administrative vendosi më 16 korrik rikthimin e menjëhershëm në detyrë të dekanes së Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Prof. Dr. Dorina Hoxha.

Vendimi i gjykatës rrëzoi pezullimin e saj nga detyra, të firmosur nga rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, duke e konsideruar atë të paligjshëm.

Por, pavarësisht vendimit gjyqësor, Dorina Hoxha ende nuk është rikthyer në zyrën e saj, pasi rektori nuk ka ndërmarrë veprimet për zbatimin e vendimit.

Fillimisht, rektori Artan Hoxha pretendoi se nuk mund të anulonte urdhrin e pezullimit pa pasur në dispozicion vendimin e plotë dhe të arsyetuar të gjykatës, duke iu referuar vetëm dispozitivit.

Vendimi i arsyetuar i Gjykatës Administrative mbërriti në Universitetin e Tiranës më 24 korrik.

Në të përcaktohet se rikthimi në detyrë duhet të bëhet me “ekzekutim të përkohshëm”, çka do të thotë se vendimi ka fuqi të menjëhershme dhe nuk mund të shtyhet.

Megjithatë, edhe pas marrjes së vendimit të plotë, deri më 27 korrik, rektori i Universitetit të Tiranës vijon të mos ndërmarrë asnjë hap për rikthimin e dekanes në funksion.

Sipas vendimit, universiteti duhet t’i komunikonte Skënder Kaçupit revokimin e komandimit të tij në detyrën e dekanit dhe rikthimin e kompetencave te Prof. Dr. Dorina Hoxha.

Si nisi konflikti?

Përplasja mes rektorit dhe dekanes nisi më 20 maj, kur Artan Hoxha vendosi pezullimin e Dorina Hoxhës nga detyra.

Arsyetimi i rektorit ishte se kandidimi i saj për anëtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e pedagogëve krijonte konflikt interesi, pasi Fakulteti i Drejtësisë ka rol në përzgjedhjen e kandidaturave.

Por sipas argumenteve të paraqitura në procesin gjyqësor, ligji nuk parashikon pezullimin e dekanit nga të gjitha kompetencat në një rast të tillë.

Ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë përcakton se, gjatë procedurës së përzgjedhjes së kandidatëve për KLGJ, anëtari i dekanatit që kandidon nuk merr pjesë në mbledhje dhe nuk voton.

Në rastin kur kandidon vetë dekani, detyrat e tij gjatë kësaj procedure kryhen nga një prej zëvendësdekanëve.

Edhe një udhëzim i firmosur nga vetë rektori Artan Hoxha parashikon se zëvendësdekanët mund të marrin kompetenca vetëm për këtë procedurë dhe jo përmes një pezullimi të plotë nga detyra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Skandali/ Sekuestrohen mbi 6 ton produkte mishi të papërshtatshme për konsum

GREQI- Një operacion i gjerë kontrolli nga ekipet inspektuese...

SPAK kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Vëllai i Fridman Xhaferrajt dëshmon në procesin ndaj Laert Haxhiut: Nuk e di kush e vrau

Xhuliano Xhaferraj, vëllai i Fridman Xhaferrajt, dëshmoi këtë të...