“Financial Times”: BE po kërkon mënyra për të kufizuar vetot e shteteve anëtare

Publikuar me datë:

Bashkimi Evropian po analizon mënyra për të ulur përdorimin e vetos nga shtetet anëtare gjatë negociatave, ndërkohë që Greqia ka penguar së fundmi miratimin e paketës së 21-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke insistuar për një përjashtim për anijet Dinagas, raporton “Financial Times”.

Prej disa javësh, Athina ka kërkuar që anijet Dinagas të mos përfshihen në sanksionet e reja, duke theksuar se kjo është e nevojshme për të mundësuar vazhdimin e transportit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Rusia, aktivitet që mbetet fitimprurës. Ky përjashtim është vendosur si parakusht nga Greqia për të dhënë mbështetjen e saj ndaj një sërë masash të tjera që synojnë të ndikojnë sistemin financiar rus dhe të kufizojnë të ardhurat e Rusisë nga nafta.

Gazeta, duke iu referuar tre zyrtarëve, thekson se aktualisht ekzistojnë përpjekje për të gjetur mjete që do të frenojnë këtë praktikë, e cila po haset gjithnjë e më shpesh në procesin e negociatave lidhur me sanksionet e BE-së. Shtetet anëtare, sipas tyre, tentojnë të mbrojnë interesat e kompanive të tyre që vazhdojnë të operojnë me Rusinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...