Gjykata e Shkodrës cakton “arrest shtëpie” për tre të ndaluarit pas konfliktit në Poliklinikë

Publikuar me datë:

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për tre personat e ndaluar pas konfliktit të ndodhur në Poliklinikën e Shkodrës.

Gjatë seancës, babë e bir deklaruan se ngjarja ishte pasojë e një konflikti të çastit, ndërsa Arben Kepëca zgjodhi të mos japë deklarime para gjykatës.

Sipas hetimeve paraprake, 18-vjeçari Arvin Fregjaj plagosi me thikë Vildan Kepëcën brenda ambienteve të poliklinikës. Menjëherë pas ngjarjes, Arben Kepëca dyshohet se tentoi të vriste 18-vjeçarin, por ndërhyrja e menjëhershme e policisë bëri të mundur parandalimin e një ngjarjeje edhe më të rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related