Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimet për inceneratorin e Elbasanit, rrëzohet rekursi i të dënuarve

Publikuar me datë:

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, duke mos pranuar rekursin e personave të dënuar në këtë dosje.

Sipas vendimit, ish-ministri Lefter Koka mbetet i dënuar me 10 vite burg, që me përfitimin e gjykimit të shkurtuar reduktohet në 6 vite e 8 muaj heqje lirie.

Për ish-deputetin Alqi Bllako u la në fuqi dënimi me 4 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbret në 2 vite e 8 muaj.

Për biznesmenin Klodian Zoto u konfirmua dënimi me 10 vite burg, ose 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar. Të njëjtin dënim mori edhe Mirel Mërtiri.

Ndërkohë, Stela Gugallja u dënua me 7 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohet në 4 vite e 8 muaj.

Pëllumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u lanë në fuqi me nga 4 vite burg secili, ose 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.

Po ashtu, Apeli i Posaçëm kishte lënë në fuqi edhe dënimet për Bardhyl Çabiri me 2 vite burg dhe Serafin Papa me 1 vit e 4 muaj burg.

Vendimi i Gjykatës së Lartë u dha nga trupa gjykuese e Kolegjit Penal, e përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zhdukja e Eglant Koçit, Policia e Tiranës pranon: Ende asnjë rezultat, vijojmë kërkimet

Drejtori i komanduar i Policisë së Tiranës, Oliger Torba,...

SHBA vret “kokën” e organizatës kriminale venezueliane ‘Tren de Araguan’

Një nga drejtuesit kryesorë të organizatës kriminale Tren de...

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit

Nga National GeographicPër mijëra vjet, fuqitë botërore kanë shkëmbyer...