Gjykata Administrative refuzoi shqyrtimin në themel, Veliaj ankimon vendimin në Apel për Ols Dadon

Publikuar me datë:

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në Gjykatën Administrative të Apelit një ankim ndaj vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Kjo e fundit kishte refuzuar shqyrtimin në thelb të padisë për pavlefshmërinë absolute të dekretit të emërimit të Ols Dados në postin e prokurorit.

Veliaj kundërshton mbylljen e procesit për shkak të mungesës së legjitimimit, pa u marrë në shqyrtim çështja kryesore: nëse akti i emërimit ka qenë apo jo absolutisht i pavlefshëm. Argumenti i tij është se ky aspekt përbën formën më të rëndë të paligjshmërisë administrative dhe, sipas tij, gjykata duhet ta verifikojë këtë edhe kryesisht.

Njoftimi i plotë i Erion Veliajt:

Erion Veliaj dhe Bashkia e Tiranës kanë apeluar vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, e cila nuk pranoi shqyrtimin në thelb të padisë që synon konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit për emërimin e Ols Dados si prokuror.

Në qendër të kësaj çështjeje qëndron një pyetje: a është e lejueshme që personi i emëruar në shkelje të kritereve ligjore të ushtrojë pushtetin penal të shtetit? Gjykata nuk ka adresuar këtë çështje, duke e përmbyllur procesin për shkak të mungesës së legjitimimit, pa analizuar në thelb faktin që, sipas padisë, në kohën e emërimit të tij në vitin 2008, Ols Dado nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe nuk i plotësonte kriteret përjashtimore ligjore për t’u emëruar prokuror.

Bëhet fjalë për akuzën më serioze ndaj ligjshmërisë së një akti administrativ – pavlefshmërinë absolute, e cila, siç nënvizon padia, mund të konstatohet në çdo kohë dhe edhe me nismën e vetë gjykatës. Por, ndonëse ligji e lejon këtë, gjykata e ka pushuar çështjen për mungesë legjitimimi pa u ndalur te thelbi: nëse akti i emërimit të Ols Dados është apo jo absolutisht i pavlefshëm. Siç vihet në dukje, përballë dyshimeve se pushteti penal i shtetit mund të jetë ushtruar për vite mbi një akt të mundshëm të pavlefshëm juridikisht, Gjykata zgjodhi të mos e shqyrtojë këtë aspekt.

Ky proces shkon përtej interesit personal të Erion Veliajt, duke shtuar një problem thelbësor për shtetin e së drejtës: a zbatohen të njëjtat standarde ligjore për të gjithë, apo anëtarët e sistemit të drejtësisë kanë imunitet nga verifikimi i titullit ligjor që u mundëson ushtrimin e pushtetit?

Kreu i Bashkisë, i zgjedhur nga rreth 160 mijë qytetarë të Tiranës, ndodhet në paraburgim prej 18 muajsh dhe përballet me proces gjyqësor pa pasur ende një vendim për fajësi. Pyetja lind: pse prokurori që ka ushtruar këtë pushtet penal duhet të mbetet jashtë kontrollit ligjor mbi mënyrën se si ka fituar statusin dhe kompetencat për të qenë prokuror? Nëse për drejtuesin e zgjedhur nga qytetarët vlen parimi i përgjegjësisë përpara ligjit, përse nuk duhet të vlejë i njëjti standard për prokurorin e emëruar?

Barazia përpara ligjit nuk mund të zbatohet vetëm për të akuzuarin; edhe organi që ndjek penalisht duhet të provojë se ushtron kompetencën e tij mbi bazë të ligjit.

Kjo është kërkesa që iu drejtua Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë dhe mbetet edhe sot për Gjykatën Administrative të Apelit: të mos ketë imunitet për Kryetarin e Bashkisë, por të mos ketë as për prokurorin nga kontrolli i ligjshmërisë gjyqësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

110 raste dhe 9 viktima/ Virusi i Nilit Perëndimor alarmon Greqinë

Shërbimet shëndetësore greke janë duke operuar në nivel të...

Durrësi mbetet pa ujë në ditët e nxehta të gushtit

Një defekt në linjën e tensionit 20 kV që...

Kolumbi/ Shkon në 265 numri i të vdekurve nga tërmeti

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që tronditi...