GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

Gjykata e Posaçme ka vendosur të rikthejë për hetime të mëtejshme në SPAK dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Ky vendim është marrë nga gjyqtarja Rudina Palloj, e cila, pas dëgjimit të palëve në seancë, kërkoi nga SPAK-u që të saktësojë akuzën. Më herët, gjykata i kishte ofruar prokurorit mundësinë për të rregulluar mënyrën e ndërtimit të akuzës ndaj të pandehurit.

Gjatë seancës, avokati mbrojtës, Andi Skënderi, argumentoi se gjetjet e prokurorisë, koha e hetimeve dhe ngritja e akuzës nuk përputhen me afatet procedurale të përcaktuara nga ligji.

Gjykata nuk ka publikuar arsyet e detyrave të lëna për SPAK-un, por pritet që ato t’u dërgohen palëve pasi të zbardhet vendimi.

Siç raportohet në akuzë, Roshi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën e tij në dy procedura tenderimi të realizuara në vitin 2014, një prej të cilave ishte në lidhje me shërbimin e pastrimit të qytetit. Pretendimet për shkelje burojnë nga një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka përcaktuar një dëm ekonomik prej rreth 33 milionë lekësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe