Gjermania ndalon konsumimin e alkoolit në të gjitha stacionet e trenave nga 15 tetori

Publikuar me datë:

Gjermania do të ndalojë konsumimin e alkoolit në të gjitha stacionet e trenave nga 15 tetori, në një përpjekje për të rritur sigurinë dhe për të ulur numrin e incidenteve të dhunshme në transportin hekurudhor.

Deutsche Bahn (DB) ka konfirmuar se ndalimi do të zbatohet në rreth 5,400 stacione trenash në mbarë vendin.

Vendimi vjen pas rritjes së rasteve të dhunës në trena dhe stacione, ku një pjesë e konsiderueshme e incidenteve lidhen me konsumimin e alkoolit.

Drejtoresha ekzekutive e DB, Evelyn Pala, tha se masa synon të mbrojë punonjësit dhe udhëtarët, duke theksuar se kompania dëshiron të krijojë më shumë rend dhe siguri në stacione dhe në trenat gjermanë.

Sipas kompanisë, ndalime të ngjashme janë zbatuar tashmë në Hamburg, Mynih, Këln dhe Frankfurt, duke sjellë rezultate pozitive. Në Hamburg, ku masa është në fuqi që nga prilli i vitit 2024, është regjistruar një rënie e ndjeshme e incidenteve të dhunshme, si dhe ulje e kostove të pastrimit të stacioneve.

Zbatimi i ndalimit do të bëhet në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe Policinë Federale. Personat që shkelin rregullin do të detyrohen të largohen nga stacioni, ndërsa në rast të shkeljeve të përsëritura mund t’u ndalohet hyrja në ambientet e DB-së.

Kompania sqaroi se ndalimi vlen vetëm për konsumimin e alkoolit në stacione dhe jo për transportimin e pijeve alkoolike të mbyllura.

Sipas statistikave të Policisë Federale, më shumë se një e treta e krimeve të regjistruara në stacionet e trenave kryhen nga persona nën ndikimin e alkoolit. Vendimi vjen vetëm pak ditë pas një incidenti të rëndë në linjën hekurudhore mes Offenburgut dhe Karlsruhe, ku një punonjës 26-vjeçar i sigurisë së DB u sulmua nga një pasagjer i dehur, ra nga treni në lëvizje dhe mbeti i plagosur rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Braçe: Koçeku erdhi me karrike në PS, pa kontribute. “Bujtinën a e ka me letra?”

Deputeti socialist Erjon Braçe ka kritikuar mënyrën se si,...

Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht brenda PS

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ndaj publikimit të...

Braçe flet pa dorashka për “Partinë-Shtet” të Spiropalit

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur lidhur me nocionin...

Skandal mjedisor në Malësi të Madhe! Digjen mbeturinat pranë banesave, tymi pushton zonën

Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e kësaj të...