Gjendet e vdekur me hematoma në kokë e moshuara në Korçë, dyshimet

Publikuar me datë:

Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen 4 të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja prej tre ditësh nuk kishte kontaktuar me familjarët, ndërsa fqinjët, të shqetësuar pasi nuk e kishin parë, kanë njoftuar policinë.

Në banesë kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë hapur derën, ku më pas është konstatuar se e moshuara kishte ndërruar jetë.

Nga këqyrja paraprake është vërejtur një hematomë në kokën e viktimës, ndërsa dyshohet se ajo mund të jetë rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka humbur jetën. Mësohet se e moshuara jetonte e vetme.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore, ndërsa trupi i pajetë do të dërgohet në morg për ekspertizën mjeko-ligjore, e cila pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Braçe: Koçeku erdhi me karrike në PS, pa kontribute. “Bujtinën a e ka me letra?”

Deputeti socialist Erjon Braçe ka kritikuar mënyrën se si,...

Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht brenda PS

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ndaj publikimit të...

Braçe flet pa dorashka për “Partinë-Shtet” të Spiropalit

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur lidhur me nocionin...

Skandal mjedisor në Malësi të Madhe! Digjen mbeturinat pranë banesave, tymi pushton zonën

Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e kësaj të...