Gazetari italian, Lorenzo Tosa: “Revolucioni i Flamingove” në Shqipëri po tërheq vëmendjen ndërkombëtare

Publikuar me datë:

Gazetari italian, Lorenzo Tosa i ka kushtuar një reagim të gjatë protestave kundër projektit turistik në zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës, duke e cilësuar lëvizjen si një nga fenomenet më interesante politike dhe qytetare të viteve të fundit.

Sipas Tosës, prej ditësh mijëra qytetarë, kryesisht të rinj, po protestojnë në Tiranë dhe qytete të tjera kundër projektit të resortit luksoz të lidhur me Jared Kushner dhe Ivanka Trump, për të mbrojtur zonën e mbrojtur të Vjosa-Narta.

Ai shkruan se protesta është pagëzuar tashmë si “Revolucioni i Flamingove”, në nder të flamingos, simbolit të kësaj zone që strehon qindra specie shpendësh dhe mijëra specie bimësh me rëndësi të veçantë ekologjike.

Në analizën e tij, Tosa thekson se lëvizja ka nisur si një protestë për mbrojtjen e mjedisit dhe pasurive natyrore, por gradualisht po shndërrohet në një reagim më të gjerë kundër fuqisë së oligarkëve dhe vendimmarrjes politike që, sipas protestuesve, po rrezikon interesin publik.

Duke cituar organizatën BirdLife Europe & Central Asia, gazetari italian shkruan se në thelb të kësaj beteje qëndron e drejta e qytetarëve për të marrë pjesë në vendimet që prekin vendet ku jetojnë, peizazhet që duan dhe të ardhmen që do t’u lënë brezave të ardhshëm.

“Çfarë po ndodh në Shqipëri nuk është thjesht një ngjarje lokale. Është një nga lëvizjet politike më interesante të viteve të fundit dhe meriton të ndiqet me vëmendje,” shkruan Tosa, duke e cilësuar protestën si një përballje për të përcaktuar modelin e zhvillimit që qytetarët duan për vendin dhe bregdetin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

Analisti i njohur Fatos Lubonja, ka bërë një analizë...

OBSH kërkon 518 milionë dollarë për të frenuar shpërthimin e Ebolës

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Africa CDC nisën të...

Operacion në doganën e Durrësit, bllokohen 50 mijë euro të padeklaruara

Një operacion i përbashkët i Administratës Doganore dhe Policisë...

Aksident me vdekje në autostradën Vlorë-Fier

Një person ka humbur jetën si pasojë e një...