Fundjava me diell përvëlues, ja sa do të shkojnë temperaturat

Publikuar me datë:

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimeve, gjatë orëve të paradites do të mbizotërojë mot i kthjellët, ndërsa nga mesdita deri në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave të pakta deri mesatare, kryesisht kalimtare, në zonat malore të lindjes.

Sa i përket temperaturave, dita do të karakterizohet nga vlera të larta, ku maksimumet pritet të arrijnë deri në 36°C në qytete si Elbasani, Tirana, Berati, Fieri dhe Gjirokastra.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej rreth 7 m/s, pa shkaktuar probleme të dukshme.

Ndërkohë, në detet Adriatik dhe Jon valëzimi parashikohet i ulët, i forcës 1-2 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Emrat/ Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare

Dy vajza nga fshati Topanicë i Kamenicës kanë humbur...

“Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango në GJKKO, dëshmitar në gjyqin e Berishës

Ish-ministri i Kulturës dhe Sporteve, Ylli Pango, ka mbërritur...

Fox News: Korrupsioni nxit protestat në Shqipëri! Rritet presioni ndaj Ramës

Beth Bailey Fox NewsQeveria e kryeministrit socialist Edi Rama...