Fotolajm/ Protesta para Kuvendit, qytetarët vezë me emrat e kryeministrit e ministrave

Publikuar me datë:

Protestuesit janë mbledhur përpara Kuvendit të Shqipërisë pak para nisjes së seancës plenare të parashikuar në orën 12:00, duke protestuar kundër qeverisë dhe deputetëve të mazhorancës.

Dhjetëra qytetarë u vendosën në pjesën e pasme të godinës së Parlamentit, ku hodhën thirrje si “Parlament i krimit” dhe “Rama, jep dorëheqjen”, ndërsa në Kuvend nisën të mbërrijnë deputetët dhe ministrat.

Protestuesit mbajnë në duar vezë, mbi të cilat kishin shkruar emrat e disa deputetëve. Ata deklaruan se nuk synonin t’i godisnin me to, por t’ua dorëzonin simbolikisht, duke i lënë secilit zgjedhjen nëse do t’i thyente ose jo.

Gjatë zhvillimit të protestës, forcat e policisë ndërhynë për t’i larguar protestuesit nga oborri i jashtëm i Kuvendit, ndërsa u morën masa të shtuara sigurie dhe u kufizua lëvizja në zonën përreth për të parandaluar incidente.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Braçe: Koçeku erdhi me karrike në PS, pa kontribute. “Bujtinën a e ka me letra?”

Deputeti socialist Erjon Braçe ka kritikuar mënyrën se si,...

Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht brenda PS

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ndaj publikimit të...

Braçe flet pa dorashka për “Partinë-Shtet” të Spiropalit

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur lidhur me nocionin...

Skandal mjedisor në Malësi të Madhe! Digjen mbeturinat pranë banesave, tymi pushton zonën

Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e kësaj të...