FOTO/ Babë e bir u ekzekutuan në Dukagjin, mbi 50 plumba drejt fuoristradës

Publikuar me datë:

Prelë Gjoni, 82 vjeç, dhe djali i tij, Lekë Gjoni, 57 vjeç, janë dy viktimat e atentatit të rëndë të ndodhur në Dukagjin. Në të njëjtën makinë ndodhej edhe Lazër Bashi, i cili mbeti i plagosur nga sulmi.

Babë e bir po udhëtonin me fuoristradë drejt Shkodrës, kur pranë një kthese në afërsi të fshatit Xhan u përballën me një pritë të armatosur.

Autorët hapën zjarr ndaj automjetit, duke e goditur me një breshëri prej më shumë se 50 plumbash. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar mbi 50 gëzhoja dhe dyshohet se janë përdorur dy armë zjarri.

Sipas të dhënave paraprake, viktimat nuk rezultojnë të kenë qenë persona problematikë dhe nuk ka raportime për konflikte të mëparshme që mund të lidhen me ngjarjen.

Prelë Gjoni dhe djali i tij, Lekë Gjoni, pritet të përcillen për në banesën e fundit ditën e martë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related