Fluks vizitorësh në Reç, trafiku rëndohet nga radhët e gjata të automjeteve

Publikuar me datë:

Qarkullimi i automjeteve në zonën e Reçit, në Malësinë e Madhe, është vështirësuar gjatë kësaj fundjave, ku janë krijuar radhë të gjata makinash.

Shkak është bërë numri i lartë i vizitorëve që kanë zgjedhur Reçin për të kaluar fundjavën me familjen dhe për të shijuar gatimet tradicionale në këtë periudhë të sezonit të gështenjave.

Përballë fluksit të shtuar, nevojitet prani e Policisë Rrugore për të orientuar lëvizjen e automjeteve dhe për të shmangur bllokimet, sidomos në ditët kur zona pret shumë vizitorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related