Fluks në pikat kufitare të juglindjes, mijëra shtetas hyjnë në Shqipëri për pushime

Publikuar me datë:

Fluks i shtuar është shënuar gjatë ditëve të fundit në pikat kufitare të juglindjes së vendit, në kuadër të sezonit turistik veror. Mijëra shtetas kanë hyrë në Shqipëri përmes Kapshticës dhe Qafë Thanës, ndërsa lëvizjet kanë qenë të konsiderueshme edhe në dalje.

Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, gjatë periudhës 1-6 gusht, në pikën kufitare të Kapshticës janë regjistruar 33,079 hyrje dhe 23,835 dalje të shtetasve. Në të njëjtën periudhë, në Qafë Thanë janë regjistruar 38,323 hyrje dhe 28,067 dalje.

Fluksi më i lartë në Kapshticë është shënuar më 5 gusht, me 8,051 shtetas që kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa në Qafë Thanë, po më 5 gusht, janë regjistruar 9,837 hyrje.

Vetëm në 6 ditët e para të gushtit, të dyja pikat kufitare kanë regjistruar së bashku 71,402 hyrje dhe 51,902 dalje, duke reflektuar lëvizjet e shumta të qytetarëve dhe turistëve gjatë sezonit të pushimeve.

Në Kapshticë, më 5 gusht janë regjistruar gjithashtu 2,995 mjete, ndërsa në Qafë Thanë 3,590 mjete.

Fluksi i lartë në dy pikat kufitare pritet të vijojë edhe gjatë ditëve në vazhdim, teksa gushti mbetet një nga periudhat më të ngarkuara të sezonit turistik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Po vij në OKB”, Netanyahu sfidon Mamdanin: Do të tregoj të vërtetën për ty

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka drejtuar një mesazh të ashpër ndaj kryebashkiakut të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, në prag të udhëtimit të tij drejt qytetit për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Po vij në OKB. Do të tregoj të vërtetën për ushtarët tanë heronj… dhe do të […]

Sarandë/ Hetime për ndërtim të jashtëligjshëm e shpërdorim detyre, një person në arrest shtëpie, sekuestro hotelit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Sarandë urdhëroi sekuestrimin e hotelit ‘Central Park Premium Hotel’, një ndërtim pesëkatësh pa leje në Ksamil, si dhe të një objekti tjetër ngjitur me një kat dhe sipërfaqe 52.2 metra katrorë, i ndërtuar po pa leje në të njëjtin lokalitet. Për shtetasin K.P., […]

Don Bosko/ Aksident me vdekje në Tiranë/ Makina përplas motorin

Një aksident fatal ka ndodhur në zonën e Don...

SPAK i caktoi arrest shtëpie! Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në...