Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës

Publikuar me datë:

Pika kufitare e Morinës gjatë 24 orëve të fundit është përballur me një fluks të lartë lëvizjesh, si në hyrje ashtu edhe në dalje, duke përpunuar të dhënat e rreth 33 mijë shtetasve.

Falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë, qarkullimi i mjeteve është kryer pa ndalesa, duke shmangur radhët e gjata në kufi.

Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit në Shqipëri, përmes Morinës kanë hyrë 17 mijë e 363 shtetas, me 5 mijë e 100 automjete dhe 66 autobusë raporton TCH.

Ndërkohë, kanë dalë 15 mijë e 704 shtetas, me 4 mijë e 128 automjete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related