Financierja shqiptare fut në telashe bankën e njohur amerikane/ Dyshohet se detyroi ish-kolegun për marrëdhënie seksuale dhe…

Publikuar me datë:

Një tjetër histori me në fokus shtetas shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Këtë herë bëhet fjalë për në një nga bankat e njohura në Amerikë, JPMorgan Chase, institucion që është përfshirë në një përplasje ligjore pas akuzave të ngritura nga një ish-punonjës, i cili pretendon se është ngacmuar seksualisht nga një ekzekutive e lartë e institucionit.

Mediat amerikane, përfshirë The New York Post, raportojnë se 35-vjeçari Chirayu Rana ka ngritur akuza ndaj shtetases me origjinë shqiptare, Lorna Hajdini, se ka tentuar ta detyrojë për marrëdhënie seksuale dhe e ka kërcënuar se do t’i dëmtonte jetën nëse ai refuzonte.

Në padi e ngritur ndaj institucionit ku punonte, ai gjithashtu e akuzon për përdorim të fyerjeve racore ndaj tij dhe bashkëshortes së tij.

Nga ana tjetër, JPMorgan Chase i ka mohuar kategorikisht këto pretendime. Banka ka bërë të ditur se një hetim i brendshëm nuk ka gjetur prova që mbështesin akuzat, duke theksuar se shumë punonjës kanë bashkëpunuar me procesin verifikues, ndërsa paditësi nuk ka marrë pjesë dhe nuk ka paraqitur prova mbështetëse.

Raportimet mediatike theksojnë se Rana dhe Hajdini kanë qenë kolegë në ekipin e financave dhe nuk kanë pasur marrëdhënie hierarkike mes tyre. Burime pranë ekzekutives i kanë cilësuar akuzat si të pabazuara dhe të dëmshme për reputacionin e saj.

Deri më tani, Lorna Hajdini nuk ka bërë asnjë reagim publik lidhur me çështjen, ndërsa pritet që zhvillimet ligjore të vijojnë në ditët në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shpërthim me tritol në Kurbin

Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar...