Festë pa Benet Becin! A po i numërohen ditët në krye të PS Shkodër?

Publikuar me datë:

Benet Beci ka zgjedhur të shpërndajë në rrjetet sociale fotografi nga festa e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Shkodër, por një detaj nuk ka kaluar pa u vënë re, ai vetë nuk ishte i pranishëm në aktivitet.

Mungesë e rastësishme apo sinjal politik? Në një kohë kur brenda Partisë Socialiste po flitet gjithnjë e më shumë për riorganizime dhe lëvizje në drejtimin lokal, mungesa e kryetarit të Bashkisë Shkodër në një nga aktivitetet më simbolike të socialistëve ngre jo pak pikëpyetje.

A po humbet Benet Beci mbështetjen brenda strukturave të partisë? Apo kemi të bëjmë me një distancim të qëllimshëm mes tij dhe drejtuesve socialistë në Shkodër? Fakti që fotografitë u publikuan prej tij, por pa qenë vetë pjesë e festës, ka shtuar edhe më shumë zërat për krisje të mundshme politike.

Ndërsa mandati i tij në krye të socialistëve shkodranë duket se po hyn në një fazë vendimtare, shumëkush pyet nëse këta janë muajt e fundit të Benet Becit si figura kryesore politike e PS-së në Shkodër. Për momentin nuk ka asnjë reagim zyrtar, por në politikë shpeshherë mungesat flasin po aq sa pranitë.

Postimi i plotë:

🌹 35 vite histori, angazhim dhe krenari.

Partia Socialiste festoi 35-vjetorin e themelimit, një rrugëtim i ndërtuar mbi kontributin e brezave që e kanë bërë të mundur krijimin e familjes më të madhe politike në vend.

Në këtë ceremoni të mbushur me kujtime, emocione dhe rrëfime nga ata që hodhën themelet e kësaj force politike, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi dhe Drejtuesi Politik i Qarkut, Enea Karakaçi, shpërndanë çertifikata mirënjohjeje për veteranët dhe themeluesit e PS Shkodër.

Respekt dhe mirënjohje për çdo anëtar që ka qenë dhe mbetet pjesë e kësaj historie të përbashkët 35-vjeçare. 🙏

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...