Ferit Hoxha i zë karriken Ramës, e çojnë menjëherë nga vendi

Publikuar me datë:

Ferit Hoxha e bëri sërish. Ministri i Jashtëm, i njohur tashmë për devijimet e sikletshme në deklarata ka kryer një shkelje protokollare, kur u ul për disa çaste në karrigen e kryeministrit Edi Rama në sallën e Parlamentit, ndërsa bisedonte me zëvendëskryeministren Albana Koçiu.

Por edhe karriget kanë hierarki. Një punonjëse e Administratës së Kuvendit i kërkoi Hoxhës të çohej, pasi vendi i Ramës nuk është nuk mund të përdoret nga askush tjetër, qoftë edhe për një bisedë të shkurtër mes kolegësh.

Pas “incidentit institucional”, Hoxha u zhvendos disa metra më tej bashkë me Koçiun për të vazhduar bisedën e lënë përgjysmë.

Në fund, gjithçka u mbyll pa probleme. Vetëm me një tjetër gafë të vogël në koleksionin që vjen duke u zgjeruar të ministrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dy shkolla me vetëm 10 nxënës/ Alarm për braktisjen e fshatrave në Devoll

Shkolla e fshatit Eçmenik, që ndodhet në bashkinë e...

Ndërron jetë në moshën 107-vjeçare i mbijetuari më i vjetër i Holokaustit në Izrael

Yehuda Aharon Vidafsky, i njohur si personi më jetëgjatë...

Pagat e gjyqtarëve rriten me vetëm 0.02%/ Ja si ndryshon koeficienti

Projektligji për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve...