Fatmir Xhafaj në revansh ndaj institucioneve të pavarura, firmos 14 plane për kontrollin e tyre

Publikuar me datë:

Pas fuqizimit të rolit të tij në Kuvend, ku përmes ndryshimeve në rregullore u vendos që edhe institucionet e pavarura, përfshirë SPAK-un, të paraqiten përpara komisionit që ai drejton, Fatmir Xhafaj ka firmosur edhe 14 plane pune tematike, që synojnë mbikëqyrjen dhe kontrollin e një sërë institucionesh kyçe në vend.

Sipas VNA, planet ndahen në katër komponentë kryesorë, duke përfshirë analiza mbi zbatimin e ligjeve, mbikëqyrjen e institucioneve të pavarura, kontrollin parlamentar post-legjislativ dhe dialogun ndërinstitucional për çështje me interes të lartë publik.

Në fokus të këtyre planeve janë fusha të ndjeshme si politika penale, mbipopullimi në burgje, emergjencat civile, siguria ushqimore, por edhe institucione si Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria e Burgjeve dhe Agjencia për Efiçencën e Energjisë.

Më poshtë janë listuar fushat e veprimit (temat) dhe institucionet që do të thirren në seanca dëgjimore për secilën prej tyre:

Komponenti I: Analizë mbi zbatimin e ligjeve dhe prioriteteve qeveritare

1.     Politika penale, masat e sigurisë, dënimet alternative dhe mbipopullimi në burgje: Institucionet e planifikuara në kalendar, Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF), grupe interesi dhe ekspertë të fushës.

2.     Emergjencat civile, parandalimi dhe koordinimi i reagimeve: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Shtetit, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Shërbimi Zjarrfikës, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore.

3.     Procesi i rregullt ligjor dhe respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut: Institucionet e planifikuara në kalendar, OJF, grupe interesi dhe ekspertë të fushës.

4.     Siguria ushqimore, sistemet e kontrollit dhe përputhja me standardet e BE-së: Institucionet e planifikuara në kalendar, OJF, grupe interesi dhe ekspertë të fushës.

Komponenti II: Mbikëqyrja e institucioneve të pavarura dhe agjencive ekzekutive

1.     Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP): ASHK, ATP, ministritë e linjës dhe institucione të tjera përkatëse sipas rastit.

2.     Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB) dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB): DPB dhe SHKB.

3.     Agjencia për Efiçencën e Energjisë (AEE): Agjencia për Efiçencën e Energjisë.

Komponenti III: Kontrolli parlamentar post-legjislativ (aktet nënligjore)

1.     Siguria dhe Marrëdhëniet me Jashtë: Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), Ministria e Mbrojtjes (MM) dhe Ministria e Drejtësisë (MD).

2.     Ekonomia dhe Financat: Ministria e Financave (MF), Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE), Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit (MEI).

3.     Çështjet Sociale: Ministria e Arsimit (MA), Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHÇS), Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (MTKS) dhe Ministria e Mjedisit (MM).

4.     Institucionet dhe Agjencitë e Pavarura: Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD), Banka e Shqipërisë (BSH), ILDKPI, AMF, KMD, AKEP, ERE, ERRU, KDIMDP, KMSHC, AK dhe INSTAT.

5.     Integrimi, Administrata dhe Qeverisja Vendore: Ministri i Shtetit dhe Kryenegociator, Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor.

Komponenti IV: Dialogu ndërinstitucional për çështje me interes të lartë publik

1.     Vonesat e çështjeve hetimore/gjyqësore dhe backlog-u: Ministria e Drejtësisë, Avokatura e Shtetit, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve, KLGJ, KLP, Prokuroria e Përgjithshme, ILD, Avokati i Popullit dhe shoqatat e magjistratëve (Unioni dhe shoqata).

2.     Koordinimi i strategjive për procesin e integrimit: Ministritë, strukturat e integrimit dhe institucionet e pavarura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një banesë në Pogradec

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një...

E paprecedentë/ Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka vendosur...

Ç’po ndodh në bulevard/ Rama ndalon marshimin e protestuesve? Gardh te Kryeministria

Policia ka vendosur gardh metalik te ura e Lanës, pak...

U padit për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Braçen

Gjykata e Posaçme ka marrë sot (3 qershor) vendimin...