Europa përvëlohet nga vala ekstreme e të nxehtit, Gjermania shënon rekord prej 41.3°C

Publikuar me datë:

Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Evropën Qendrore, duke sjellë temperatura rekord në Gjermani, Austri dhe Zvicër, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se ditët në vijim do të jenë edhe më të nxehta. Një rënie e lehtë e temperaturave pritet vetëm nga dita e hënë. Në Gjermani, qyteti Saarbrücken në Nordrhein-Westfalen regjistroi të premten temperaturën më të lartë të matur ndonjëherë në vend, 41.3 gradë Celsius. Në rajonet jugore dhe jugperëndimore temperaturat u afruan me 40 gradë, ndërsa Shërbimi Federal Meteorologjik (DWD) ka lëshuar paralajmërime për “nxehtësi ekstreme” në pothuajse të gjithë territorin.

Sipas DWD-së, kushtet ekstreme të motit janë bërë gjithnjë e më të shpeshta si pasojë e krizës klimatike dhe pritet të intensifikohen edhe më tej në të ardhmen. Për të shtunën parashikohen temperatura nga 36 deri në 41 gradë Celsius, ndërsa në disa zona mund të arrijnë deri në 42 gradë. Edhe temperatura e ujit në lumin Main arriti në 30 gradë Celsius. Megjithatë, nga nata e së dielës pritet një ndryshim i motit, me temperatura minimale nga 18 deri në 25 gradë dhe me stuhi të forta, erëra intensive dhe fenomene të rrezikshme atmosferike në veri dhe veriperëndim të vendit.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve, veçanërisht të moshuarve, fëmijëve dhe personave me sëmundje kronike, të shmangin ekspozimin në diell, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të kufizojnë aktivitetin fizik gjatë orëve më të nxehta të ditës. Gjithashtu, është apeluar që kafshët të mos lihen në automjete të parkuara, qoftë edhe për pak minuta. Ekspertët paralajmërojnë se valët e të nxehtit nuk përbëjnë më vetëm një sfidë klimatike, por edhe një kërcënim serioz ekonomik. Oliver Chander, drejtues në kompaninë konsulente Arthur D. Little, tha se nxehtësia ekstreme tashmë duhet trajtuar si një rrezik ekonomik, në të njëjtin nivel me krizën energjetike apo ndërprerjet e zinxhirëve të furnizimit.

The heatwave that has subjected western Europe to punishing temperatures and broken numerous records this week will start moving east over the weekend, Clare Nullis, spokesperson for the World Meteorological Organization, said pic.twitter.com/BKrvSMJADE
— Reuters (@Reuters) June 26, 2026

The heatwave that has subjected western Europe to punishing temperatures and broken numerous records this week will start moving east over the weekend, Clare Nullis, spokesperson for the World Meteorological Organization, said pic.twitter.com/BKrvSMJADE

— Reuters (@Reuters) June 26, 2026

Sipas Allianz Trade, nëse këto fenomene vazhdojnë me të njëjtin intensitet, Gjermania mund të pësojë humbje ekonomike deri në 112.5 miliardë euro deri në vitin 2030. Studimi vlerëson se produktiviteti bie me rreth 3% për çdo gradë Celsius mbi 30. Sektorët më të prekur janë ndërtimi, industria, transporti, logjistika dhe prodhimi, ndërsa temperaturat e larta po ushtrojnë presion edhe mbi rrjetet energjetike, rezervat ujore dhe transportin lumor.

Edhe Austria po përballet me temperatura rekord. Në Bad Deutsch-Altenburg, pranë kufirit me Sllovakinë, u regjistruan 37.8 gradë Celsius, ndërsa në Vjenë termometri arriti në 37 gradë dhe pritet të shkojë deri në 40 gradë gjatë fundjavës. Ministrja austriake e Shëndetësisë, Corinna Schumann, paralajmëroi se ditët në vijim do të jenë veçanërisht të vështira për shumë qytetarë, ndërsa Hekurudhat Austriake (ÖBB) njoftuan se temperaturat e larta mund të shkaktojnë vonesa dhe ndërprerje në qarkullimin e trenave për shkak të ndikimit mbi infrastrukturën.

Në Zvicër janë regjistruar gjithashtu temperatura të pazakonta. Klimatologu Erich Fischer nga Universiteti i Teknologjisë në Cyrih deklaroi se nxehtësia është rreziku më i nënvlerësuar i ndryshimeve klimatike dhe shkakton më shumë viktima se përmbytjet apo rrëshqitjet e dheut. Për shkak të temperaturave të larta të ujit në lumin Aare, kompania energjetike Axpo ndërpreu funksionimin e centralit bërthamor Betznau, me qëllim mbrojtjen e ekosistemit të lumit dhe shmangien e dëmtimit të faunës ujore. Ndërkohë, në Francë, autoritetet kanë hapur zona për not në lumin Sena për të ndihmuar qytetarët të përballojnë vapën, ndërsa në shumë qytete janë raportuar dyqane të mbushura me konsumatorë që kërkojnë ventilatorë dhe pajisje ftohëse përballë temperaturave ekstreme.

  • temperaturat

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Parcelë me kanabis në Shkodër, arrestohen dy persona, procedohet kryeplaku

Policia e Shkodrës ka goditur dy raste të kultivimit...

E rëndë në Lezhë, 28-vjeçari tenton të vrasë vjehrrën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e...

Eurodeputetja italiane mbërrin në Tiranë: Do jem në protestë

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis, pjesë e grupit parlamentar “Të...