Europa nën një “kupolë nxehtësie”, paralajmërohen temperatura rekord

Publikuar me datë:

Shërbimi meteorologjik Severe Weather Europe ka paralajmëruar se një “kupolë nxehtësie” po zhvillohet mbi pjesën më të madhe të Evropës, duke sjellë temperatura rekord për këtë periudhë të vitit.

Sipas parashikimeve, në shumë rajone temperaturat pritet të rriten deri në 15 gradë Celsius mbi mesataren sezonale. Më të goditura do të jenë Spanja dhe Portugalia, ku termometri mund të arrijë nga 35 deri në 39 gradë Celsius.

Masa e nxehtë ajrore që vjen nga Afrika Veriore do të zgjerohet gradualisht drejt veriut dhe lindjes së kontinentit, duke përfshirë edhe Britaninë, Francën dhe pjesë të Evropës Qendrore, ku temperaturat e pasdites do të luhaten nga 25 deri në 29 gradë Celsius.

Meteorologët theksojnë se temperaturat e fundmajit mund të jenë deri në 15 gradë më të larta se mesatarja shumëvjeçare, duke sjellë ditët e para të vërteta të nxehta për vitin 2026 në disa rajone të kontinentit.

Fenomeni i njohur si “kupolë nxehtësie” krijohet kur ajri i ngrohtë mbetet i bllokuar për një periudhë të gjatë mbi një zonë të caktuar, nën ndikimin e një anticikloni të fuqishëm dhe një qarkullimi specifik atmosferik të quajtur “bllokim omega”.

Presioni i lartë atmosferik shtyn ajrin drejt sipërfaqes së tokës, ku ai ngrohet edhe më shumë, ndërsa qielli i kthjellët dhe orët e shumta me diell përforcojnë rritjen e temperaturave.

Ekspertët paralajmërojnë se vala e të nxehtit mund të shoqërohet me rrezik të shtuar për thatësira dhe probleme shëndetësore, sidomos për grupet më të ndjeshme të popullsisë. Në të njëjtën kohë, meteorologët po ndjekin edhe zhvillimin e fenomenit El Niño, i cili mund të ndikojë më tej në motin e verës në Ballkan dhe në mbarë Evropën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...